Studentja e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, Djellona Ukaj është punësuar në Qumështoren “Sharri”, ku punon në laboratorin e analizave fiziko-kimike të qumështit dhe aplikon njohuritë e fituara në UBT, duke kontribuar në sigurinë dhe kualitetin e ushqimeve që konsumojmë.
Studimet në UBT e kanë përgatitur për sfidat dhe mundësitë në fushën e shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë. Ajo është e kënaqur me përzgjedhjen e UBT-së për studime.
“Përvoja ime në drejtimin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT ka qenë një rrugëtim frytdhënës plot zhvillim dhe arritje. Gjatë kësaj periudhe, kam përqendruar studimet në njohuritë themelore të shkencave të ushqimit dhe bioteknologjisë, duke marrë pjesë në projekte dhe laboratorë që kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim profesional. Sot, përdor këto njohuri në punën time në një laborator analizash fiziko-kimike të qumështit, duke punuar drejt diplomimit dhe ndërkohë kontribuar në fushën që më apasionon”, ka thënë Ukaj.
Studimet në Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT i kanë shërbyer si një platformë e shkëlqyer për zhvillimin e njohurive dhe aftësive në botën e shkencave, si dhe i kanë ofruar një perspektivë të gjerë dhe sfiduese për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e kësaj fushe. Tani ajo punon me pasion në një laborator analizash.