Studenti Dion Bardhi, i cili po ndjek nivelin master në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, ka shndërruar pasionin për ushqimin dhe mirëqenien në një biznes të suksesshëm, duke themeluar “Partners in Diet”.
Biznesi, i cili është në funksion që dy vite tashmë, ofron shërbime të ndryshme me fokus në shëndetin dhe mirëqenien e individëve. Bardhi shpreh se inspirimi për këtë iniciativë vjen nga përvoja e tij akademike në UBT, ku ai ka fituar njohuri në fushën e ushqimit dhe nutricionit.
Bardhi ka theksuar rëndësinë e studimeve akademike, duke e vlerësuar UBT-në si një institucion që prodhon profesionistë të suksesshëm dhe të përkushtuar. Ai thekson se mungesa e vetëdijesimit në fushën e nutricionit në vendin tonë e bën iniciativën e tij më të rëndësishme se kurrë.
Me qëllimin e tij për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin e tij dhe për të kontribuar në mirëqenien e individëve, Bardhi tregon se “Partners in Diet” është një frymë e re dhe e nevojshme për vendin tonë.
Qëllimi i programit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT është që nëpërmjet një edukimi të mirë planifikuar dhe aplikimit praktik e shkencor, t’u ofrojë studentëve përvojat më bashkëkohore në fushën e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit.