Tensionet janë ndezur në dy nga universitetet më të njohura të Indisë lidhur me shfaqjen e “India: The Modi Question”, një dokumentari të BBC-së për kryeministrin Narendra Modi dhe rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse fetare në vitin 2002.
Siç raportojnë mediat e huaja, policia ka arrestuar studentët në universitetin Jamia Millia Islamia në Delhi para se të shfaqej dokumentari.
Të martën, studentët në një universitet tjetër në Delhi njoftuan se energjia dhe interneti janë ndërprerë për t’i ndaluar ata të shfaqnin filmin.
Qeveria e Indisë thotë se dokumentarit i mungon objektiviteti dhe është “propagandë”. Qeveria ka kërkuar që dokumentari të bllokohet në YouTube dhe Twitter.
Dhjetëra policë janë stacionuar pranë universitetit Jamia dhe zyrtarët atje kanë thënë se nuk do të lejojnë tubimet e paautorizuara./UBTNews/