UBT News

Studentët e UBT-së në ligjëratën e KFOR-it amerikan mbi punën ekipore dhe sigurinë ndërkombëtare

Tradita e bashkëpunimit mes Përfaqësuesve të Ushtrisë Amerikane dhe Programit të Studimeve të Sigurisë në UBT vazhdon të forcohet dhe të ofrojë mundësi të shumta për studentët e këtij programi. Në kuadër të ligjëratave të organizuara nga Prof. Arian Kadriu, studentët e Studimeve të Sigurisë patën mundësinë të mirëprisnin një ligjëratë tematike të zhvilluar nga CPT. Eckstein dhe Sgt. Robinson, të cilët janë pjesë e KFOR-it amerikan.

Kjo ligjëratë ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë e studentëve në fusha të ndryshme të sigurisë ndërkombëtare dhe të përfshinte ekspertizën e Ushtrisë Amerikane në këto çështje.

Gjatë ligjëratës, CPT. Eckstein trajtoi aspektin juridik të sigurisë ndërkombëtare nga prizmi i Ushtrisë Amerikane, duke ndarë me studentët mendimet dhe përvojat e tij mbi rregullat dhe ligjet që rregullojnë operacionet ushtarake ndërkombëtare. Ndërsa, Sgt. Robinson u përqëndrua në aspektet e vlerave që Ushtria Amerikane mbron dhe promovon, duke u ndalur në rëndësinë e integritetit, altruizmit dhe punës ekipore.

Ai theksoi se këto vlera janë të domosdoshme për suksesin gjatë ekspeditave ushtarake dhe se janë gjithashtu thelbësore për formimin e ekipeve efektive dhe arritjen e objektivave të përbashkëta. Ligjërata u shërbeu si një shembull i shkëlqyer për studentët, duke u mundësuar atyre të kuptojnë se sa të rëndësishme janë këto aspekte për punën në ekip, si në fushën ushtarake ashtu edhe në atë akademike dhe profesionale. Ligjërata ishte një mundësi për studentët që të mësojnë nga praktika dhe përvoja të drejtpërdrejta, duke i përgatitur ata për sfidat e mundshme që mund të hasin në karrierën e tyre të ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version