UBT News

Studentët e UBT-së krijojnë brendin e tyre

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Nertila Memaj, Hira Dorambari dhe Medina Hoxhaj kanë krijuar brendin e tyre ‘’Pezull’’, nga ku po bëjnë dizajnimin e produkteve të ndryshme unike.

“Kërkoja universitete me programet më të mira, akreditimin, cilësinë, veprimtarinë që ushtrojnë, qasjen akademike, programet që ofrojnë dhe në fund gjeta UBT-në, që më bindi të jem pjesë e këtij institucioni akademik, falë programit të ofruar si mundësia më e mirë për të ndjekur studimet ku përgjatë tri vite të studimeve, me kombinimin e pjesës teorike dhe praktike, më ka përgatitur fuqishëm në tregun e punës”, potencoi Nertila.

Sipas saj ideja për ta krijuar brendin “Pezull” filloi me nevojën për të zgjidhur një problem, të frymëzuar nga thënia: “dizajni është zgjidhje”.

Çfarë i bën të veçanta punët e brendit është fakti se janë produkte unike, me një stil të veçantë ku në të njëjtën kohë sjellin edhe komoditet.

“Studimet në UBT, do t’ua rekomandoj secilit student të ri, ngase ky institucion jep mundësi për zhvillim në shumë fusha. Nga UBT kam përfituar shumë njohuri teorike por sidomos praktike, sepse kam pasur hapësirën e nevojshme nga profesorët, për t’i zhvilluar aftësitë profesionale në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Nertila.

Exit mobile version