Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Eurolinda Zeneli ka filluar punën në mediumin SuharekaOnline, në cilësinë e gazetares së terenit dhe raportime.
“Gjatë studimeve në UBT përveç ligjëratave të cilat më kanë ndihmuar në mënyrën teorike, gjithashtu ndihmesë e madhe për mua ka qenë praktika që e kemi bërë së bashku me profesorët të cilët në mënyrën shumë bashkëpunuese na kanë ndihmuar në zhvillimin e aftësive gazetareske. Gjithashtu e mira e UBT-së, që mua personalisht më ka ndihmuar në drejtimin tim, kanë qenë vizitat që i kemi realizuar në mediume dhe televizione të ndryshme”, theksoi Eurolinda.
UBT deri tani ka nxjerr në tregun e punës shtatë gjenerata studentësh në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit, shumica prej të cilëve tashmë janë sistemuar në tregun e punës.
I tërë ky sukses i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim vjen si rezultat i punës intensive praktike, që është kryer gjatë viteve të studimit në UBT, si dhe falë pasionit të vetë studentëve për profesionin që kanë zgjedhur.