Në kuadër të lëndëve “Ndërmarrësi dhe Menaxhim i Inovacionit” dhe “Marketing Digjital” studentët e vitit të tretë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, të drejtuar nga profesorët: Gonxhe Beqiri, Ermira Shehu dhe Kujtim Zylfijaj, realizuan vizitë studimore në kompaninë “Gjirafa” në Prishtinë, e cila njihet si kompani shumë inovative, me rritje të shpejtë dhe kulturë të lartë organizative.
Në “Gjirafa” studentët kishin rastin të vizitojnë secilin departament dhe të njoftohen për punën, sfidat dhe sukseset e arritura të kompanisë.
Pastaj në sallën e trajnimeve stafi udhëheqës i kompanisë kanë ndarë përvojat e tyre praktike me studentët për digjitalizimin, organizimin, inovacionet dhe menaxhimin e rritjes së kompanisë.
Gjatë vizitës në departamente studentët kishin rastin të takojnë edhe themeluesin dhe drejtuesin ekzekutiv të kompanisë Mergim Cahani.
Studentët shprehën interesim dhe entuziazëm për arritjet dhe sfidat e kompanisë, ishin aktiv dhe parashtruan pyetje të shumta mbi organizimin, udhëheqjen, marketingun, inovacionet dhe sfidat e menaxhimi të rritjes së biznesit.