UBT News

Studentët e Dizajnit në UBT në Prizren përfitojnë përvojë praktike në kompaninë ndërkombëtare “Baroni”

Fakulteti i Dizajnit në UBT në Prizren ka realizuar një vizitë studimore me studentët në ambientet e brendshme të kompanisë së modës ndërkombëtare “Baroni” në Prizren, nën udhëheqjen e profesoreshës Nertila Memaj.

Kjo vizitë kishte për qëllim afrimin e studentëve me praktikat reale të industrisë së modës, si dhe zhvillimin dhe avancimin e aftësive të tyre profesionale në një mjedis konkret pune.

Studentët u pritën nga drejtoresha ekzekutive e “Baroni”, znj. Suela Behluli, si dhe menaxherja për marrëdhënie ndërkombëtare, znj. Ghalia Hijazi, të cilat me përkushtim të veçantë prezantuan nga afër proceset kryesore të funksionimit të kompanisë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin në mënyrë të detajuar të gjithë ciklin e zhvillimit të një produkti të modës, duke filluar nga përzgjedhja dhe prerja e materialeve, procesi i qepjes dhe dizajnimit, deri te kompletimi final dhe përgatitja për treg.

Kjo përvojë praktike u mundësoi studentëve të ndërlidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me aplikimin e tyre në praktikë, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke kontribuar në përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit bashkëkohor.

Exit mobile version