UBT News

Striedinger është shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë austriake

Ushtria austriake ka pranuar sot zyrtarisht shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm, pasi Rudolph Striedigner mori detyrën.

Gjenerali Stridinger, në ceremoninë e inaugurimit në kazermën “Maria Theresa” në Vjenë, vlerësoi veçanërisht ministren e Mbrojtjes Claudia Taner për angazhimin e saj në rritjen e buxhetit të ushtrisë.

Ai theksoi se buxheti i marrë nga ushtria në vitet në vijim nuk ka qenë asnjëherë në këtë nivel që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Të gjithë ne, dhe dua të them të gjitha pjesët e ushtrisë, kemi përgjegjësinë për t’i drejtuar burimet që kemi në dispozicion në drejtimin e duhur”, tha ai dhe bëri thirrje për frymë ekipore në ushtri.

Ministri Tanner ishte gjithashtu plot fjalë lavdëruese për shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm, duke theksuar se “Striedinger është padyshim oficeri më i mirë që ka Austria” dhe njeriu që do të udhëheqë ushtrinë në të ardhmen.

Striedinger ka qenë në poste drejtuese në ushtrinë austriake për dy dekada.

Exit mobile version