Stresi ndikon në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për shembull, në EKG, rrahjet e zemrës së qetë janë valë butësisht të barabarta. Nga ana tjetër, zemra nën stres lë linja kaotike, disharmonike. Kjo ndikon edhe tek truri, për pasojë, personi më nuk mundet as të mendojë qartë. Por, si të përballemi me stresin?
Trupi nuk e dallon dot stresin “e madh” nga stresi “i vogël”
Pa marrë parasysh rëndësinë psikologjike të tij, çdo stres ndikon dukshëm në trupin tone. E gjitha fillon gradualisht me 1 mijë e 400 reaksione biokimike. Nëse nuk dimë të përballemi mirë me stresin, plakemi shpejt, na dëmtohen aftësitë njohëse, nuk kemi energji të mjaftueshme dhe nuk jemi mjaft aktivë dhe as të kthjellët.
Për shkak të stresit, edhe njerëzit e mençur bëjnë marrëzira
Stresi inhibon punën e një pjese të caktuar të trurit, për pasojë marrim vendime të nxituara. Në të vërtetë, kur jemi koherentë, të kthjellët dhe emocionalisht të qetë, jemi në harmoni dhe mund të marrim vendime të mira, mirëpo situatat stresuese krijojnë disbalancë.
Njerëzit mund të tregohen indiferentë ndaj stresit
Stresi ndikon në aktivitetin fizik, mirëpo mund të jeni mendërisht indiferentë ndaj tij, sepse jeni mësuar me irritimet e përditshme, me presonin dhe problemet. Megjithatë, stresi ndikon tek ju emocionalisht dhe mendërisht, madje edhe nëse ju nuk jeni të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodheni. Aftësia e gjykimit mund të dobësohet. Emocionalisht mund të biem në depresion, apo të reagojmë ashpër ndaj provokimeve.
Mund t’i kontrollojmë reaksionet vetjake ndaj stresit
Para se stresi të na shkaktojë dëme në planin emocional, psikologjik dhe fizik, mund të mësojmë të reagojmë më mirë ndaj stresit, përpara se ai të na përfshijë. Mendoni se në cilat mënyra i kontribuoni krijimit të stresit (mbase duhet të organizoheni më mirë apo duhet të mësoni të komunikoni në mënyrë më të mençur).
Strategjia më e mirë është të përballesh me ngulm me stresin në momentin e duhur
Shumica e njerëzve kanë taktikë krejtësisht të gabuar, gjatë tërë ditës vuajnë nga stresi dhe pastaj në mbrëmje mendojnë të zgjidhin tensionin e grumbulluar me një orë yoga, apo me argëtime “të krisura”. Fatkeqësisht, trupi nuk pret deri në mbrëmje, apo deri në fundjavë, kështu që dëmet të cilat na i ka sjellë stresi janë shkaktuar brenda nesh. Nëse diçka ju shqetëson, merrni menjëherë masa, të cilat ju bëjnë të qetësoheni. Merrni mësim nga njerëzit, të cilët me qëndrimet e tyre përballen më mirë se ju me stresin. Shikoni se ç’bëjnë ata dhe veproni si ata.
Simptomat fizike
Stresi vepron në çdo qelizë të trupit tone. Disa nga simptomat më të shpeshta janë nofullat e tendosura, dhimbja e kokës, vështirësitë, sulm paniku dhe reaksione të ngjashme psikologjike, puna e shpejtë e zemrës, infarkti në tru apo në zemër, aritmia, diabeti, sindroma e zorrëve të irrituara, pengesa në metabolizëm, shtim në peshe, ulje e libidos, tendosje e muskujve, ndërkaq nxit edhe varësi të ndryshme.