UBT News

Strakosha nuk vazhdon me Lazion

Thomas Strakosha ka vendosur të largohet nga Lazio me portierin shqiptar i cili nuk do të nis bisedimet me klubin kryeqytetas për vazhdimin e kontratës.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediat italiane ku thuhet se Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022 dhe se 25-vjeçari është shprehur i pakënaqur me situatën e tij, pasi ka humbur vendin e titullarit në formacionin bazë.

Strakosha këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje në Serie A, teksa ka pasur probleme edhe me lëndime të shumta.

Exit mobile version