Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, është duke u lidhur me një kalim nga Lazio në Chelsea.
Agjenti i tij ka konfirmuar se ka një ofertë konkrete nga skuadra tjetër angleze, Fulhami, por futja e Chelseat në garë ka ndryshuar rrjedhën e situatës.
Strakosha së fundi ka folur për interesimin e gjigantit anglez dhe ka thënë se ndihet i nderuar me interesimin e tyre.
“Jam vërtet i nderuar që jam lidhur me një klub të mirë si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier Ligë që kur kam qenë fëmijë”, ka thënë, Strakosha, në një përgjigje gazetarin Fabrizio Romano. /UBTNews/