Çiklisti Jaco van Gass mposhti kundërshtarin e tij britanik, Fin Graham në garën prej 3 mijë metrash në Lojërat Paralimpike në Tokio. Kjo është medalja e dytë e artë për ekipin britanik.
Të dy çiklistët thyen rekordin botëror në garën e tyre kualifikuese, së pari Graham pastaj Van Gass, por ishte Gass që mbizotëroi në finale.
Veterani i Afganistanit – i lindur në Afrikë të Jugut, u godit nga një granatë në vitin 2019, kur po shërbente në Regjimentin e Parashutës. Ai humbi krahun e tij të majtë, si dhe pësoi lëndime të tjera trupore.
35-vjeçari duke u përshtatur me jetën jashtë ushtrisë, e ka rindërtuar jetën e tij si një atlet elitar dhe ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm./UBTNews