UBT News

Stone: Michael Douglas u pagua më shumë se unë në “Basic Instinct”

Sharon Stone zbuloi së fundmi në drekën e 43-të vjetore të çmimeve Muse të New York Women In Film & Television se ajo fitoi vetëm 500,000 dollarë për thrillerin “Basic Instinct”.

“Michael Douglas fitoi 14 milionë dollarë. Unë isha e re dhe ai ishte një yll shumë i madh”, tha ajo para turmës së ekzekutivëve kryesisht femra të filmit dhe televizionit. Ajo shpjegoi poashtu se si u përball me mungesë respekti nga një producent i cili i referohej asaj si Karen gjatë xhirimeve.

“Edhe pas Oscars ai ende më thërriste Karen” tregoi aktorja.

Sharon është një aktore shumë e njohur amerikane, e cila arriti kulmin e famës me “Basic Instinct”, megjithatë ajo ka luajtur edhe në shumë filma tjerë të njohur si “The Mighty”, “Total Recall”, “Casino”, “The Specialist”, dhe “Broken Flowers”./UBTNews/

Exit mobile version