Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e mirëpret njoftimin për takimin e radhës të nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ai ka thënë se palët duhet të veprojnë në përputhje me angazhimet e tyre.
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në selinë e NATO-s në Bruksel, shefi i aleancës ka thënë se mirëpresin hapat e ndërmarrë kohët e fundit për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Mirëpresim hapat e ndërmarrë kohëve të fundit për të ulur tensionet, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të policisë speciale në veri dhe planet për të lehtësuar zgjedhjet e reja komunale. Kjo është thelbësore për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. U bëj thirrje të gjitha palët të shmangin retorikën nxitëse dhe të veprojnë me përmbajtje dhe në përputhje me zotimet e tyre. NATO mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. E mirëpres njoftimin për një tjetër takim të nivelit të lartë dialogues javën e ardhshme. Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kjo kërkon durim, këmbëngulje dhe kompromis. Është gjithashtu një mundësi për Kosovën që të demonstrojë se është akter i përgjegjshëm që punon në mënyrë konstruktive”, ka thënë ai.