UBT News

Sting shet të gjithë katalogun vetjak muzikor

Sting shiti të gjithë katalogun e tij muzikor të shkrimit të këngëve, si artist solist dhe ato me grupin ”The Police”, te Universal Music Publishing Group (UMPG).

Katalogu përfshin megahite globale, përfshirë “Roxanne”, “If I Ever Lose My Faith In You”, “Desert Rose”, “Message in a Bottle” dhe “If You Love Somebody Set Them Free”, transmeton ATSH.

Muzikanti, aktori dhe aktivisti me origjinë britanike, i lindur si Gordon Matthew Thomas Sumner, ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe ka fituar 17 çmime Grammy gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, e cila filloi në fund të viteve 1970 dhe nuk tregon shenja ngadalësimi.

Albumi i tij i fundit “The Bridge”, u publikua në nëntor.

Në mars ai do të rifillojë turneun e tij botëror “My Songs” në Evropë.

Këngëtari i “Englishman in New York” deklaroi se ishte i lumtur që katalogu i këngëve të tij drejtohej nga UMPG dhe Jody Gerson, president i kompanisë.

”Për mua është absolutisht thelbësore që puna ime të vlerësohet dhe respektohet, jo vetëm për t’u lidhur me fansat e vjetër në mënyra të reja, por edhe për t’i prezantuar këngët e mia me audiencë të re tek brezat e rinj”, theksoi ai.

Exit mobile version