UBT News

Steven Hoffman pjesë e KF Llapit

Steven Hoffman është pjesë e familjes bardhë e kaltër në vazhdim të edicionit 2020/21.

KF Llapi ka nënshkruar kontratë me portierin Steven Hoffman. Portieri 26 vjeçar me eksperiencë ka zgjedhur të përfaqësojë KF Llapin në këtë edicion.

Steven Hoffman është bashkangjitur me klubin tash e një muaj dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë kontratë 1 vjeçare me të.

“Hoffman është nga Afrika e Jugut, i lindur më 31.01.1994, i gjatë 1.96 m. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23. Karrierë ka bërë edhe tek skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes: Bidvest Wits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.”, njofton KF Llapi./UBTNews

Exit mobile version