Për trajnerin aktual të Rangersit klub me të cilin e fitojë titullin e kampionit në Skoci, interesim kanë shprehur drejtuesit e Aston Villës.
“Football Insider” shkruan se pavarësisht ecurisë së mirë në ligë ku Villa ndodhet në vendin e nëntë, pozicioni i Dean Smithit si menaxher nuk është i sigurt.
Shefi ekzekutiv i Aston Villës, Christian Purslow thuhet se ka një interes të fortë për të joshur Gerrardin Purslow e njeh anglezin që nga koha kur ishte drejtor menaxhues te Liverpooli, nga viti 2009 deri më 2011.
Pronarët e Aston Villës, Wes Edens dhe Naseef Sawiris, kanë derdhur rreth 400 milionë fonte deri me tani që nga blerja e klubit në vitin 2018. Më shumë se 250 milion funte janë të shpenzuara në transferime.