Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e Kylian Mbappes që të vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain edhe pse ishte në bisedime të avancuara me klubin madrilen për t’u transferuar atje.
Kampioni i ri i La Ligas është një kërkim të një sulmuesi me perspektivë të madhe në futbollin evropian dhe pas Mbappes ata janë duke shqyrtuar alternativat tjera për ta përforcuar skuadrën e cila drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti.
Sipas lajmeve të fundit nga media spanjolle, sulmuesi i Manchester Cityt Raheem Sterling dhe ai i Milanit, Rafael Leao janë dy emrat që po shihen si profile të nivelit të lartë për ta veshur fanellën e bardhë.
Për Sterling raportohet se City kërkon 60 milionë euro, ndërsa Milani e konsideron si të paprekshëm Leaon. Portugezi po ashtu mësohet se ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurove në kontratën e tij me kampionin e ri të Italisë.