Jorgani që reperi i njohur A$AP Rocky veshi në ngjarjen e madhe të modës Met Gala, ishte bërë i gjithi nga duart e stërgjyshës së dikujt!
Mbesa e krijueses origjinale ka ndarë historinë e veshjes së reperit, pasi ajo e kishte njohur punën e dorës së stërgjyshes së saj në tapetin e kuq të Met Gala-s, transmeton UBT News.
Rihanna dhe A$AP Rocky nuk ishin as të sigurt se do të shkonin në Met Gala 2021, por me sa duket ata kishin planifikuar veshjet e tyre për çdo rast!
Këngëtarja zgjodhi një veshje nga koleksioni i Demna Gvasalia Balenciaga Couture, ndërsa reperi zgjodhi ERL, duke hedhur mbi kostumin e tij një jorgan shumëngjyrësh lara-lara.
Kurse jorgani i veshur nga reperi i referohej një tradite të punuar me dorë, që përfshin historinë e kombit.
Sidoqoftë, një aspekt edhe më personal i historisë së tij është zbuluar së fundi, përcjell UBT News.
Në një postim të fundit në Instagram, një grua e quajtur Sara pretendon se jorgani ishte projektuar nga stërgjyshja e saj, dhe ajo ka ndau edhe dëshmi për këtë!
“Mbulesa e stërgjyshes sime iu dhurua një dyqani antik pak kohë më parë”, shkruan Sara në postim. “Kur pashë foton e Met Gala-s kuptova menjëherë se duhej të ishte i njëjti jorgan. Lexova artikullin e Vogue për projektuesin që gjeti jorganin në Kaliforninë Jugore dhe me zyrën e tij jo shumë larg nesh në Venecia California, kërkova që nëna ime të shkonte të kërkonte fotot e saj në shtratin tonë të vjetër”.
Duke sqaruar se ajo është në bord me transformimin e punës së stërgjyshes së saj, ajo vazhdoi: “M’u duk e mahnitshme që diçka që stërgjyshja ime e bëri nga dashuria për nënën time që të përdorej për ta mbajtur të ngrohtë dhe u dhurua në mënyrë që mund të mbajë dikë tjetër të ngrohtë ose për t’u shitur për të mbledhur fonde për një bamirësi të bukur, përfundoi duke u përdorur për një vepër arti të mahnitshme nga njerëz jashtëzakonisht të talentuar që e çuan atë në një nivel tjetër”.
Sigurisht, ky nuk është “obsesioni” i parë i A$AP Rocky me ‘veshjet e gjysheve’. Ai edhe më herët ishte parë me një shall, pas vendosjes së të cilit ishte kthyer në figurë qendrore të meme-ve në internet./UBTNews