UBT News

Stephen Curry me libër për fëmijë

Stephen Curry tani është edhe autori i një libri për fëmijë!

Kampioni i trefishtë i NBA njoftoi se libri i tij për fëmijë “I Have a Superpower” do të botohet nga Penguin Workshop gjatë vjeshtës së vitit 2022. Është projekti i parë nga Unanimous Publishing, shtëpia botuese e Unanimous Media, një kompani multimediale që u krijua nga Curry në bashkëpunim me Erick Peyton.

“Është moment emocionues për Unanimous meqë po hyjmë në hapësirën publikuese me librin tonë të parë, “I Have a Superpower”. Me këtë rrëfim, deshëm të krijojmë diçka që do t’i shtyjë lexuesit e rinj të besojnë në pasionin e tyre dhe mesazhi është që nuk duhet të jeni më i fuqishmi, i shpejti apo më i gjati në botë për të pasur sukses. Fëmijët janë e ardhmja, dhe shpresa ime është që ky libër i veçantë do ta fuqizojë gjeneratën e ardhshme dhe do t’ua përkujtojë atyre të ëndërrojnë shumë”, deklaroi Curry.

Me këtë libër, autori synon ta përcjellë emocionin që ia ngjall loja e basketbollit dhe t’i shtyjë ata të besojnë në vete./UBTNews

Exit mobile version