Jean Martin, është emri i cili po dominon me veprat e tij momentalisht.
Ai merret me krijimin e skulpturave dhe statujave që janë bërë tejet virale në rrjetet sociale për shkak të veçantisë së tyre, dhe gjithashtu për shkak të origjinalitetit.
Statujat të cilat përcjellin mesazhe të fuqishme dhe bien në sy për format e tyre, janë të gjitha të prodhuara nga çeliku i pandryshkshëm.
Ai gjithashtu ka ndarë kohë që përmes artit të tij të personalizojë figura të rëndësishme të lashtësisë greke e romake.
Statuja mund të instalohet brenda ose jashtë. Ajo është bërë nga çeliku i pandryshkshëm që përmban molibden, i cili rrit më tej rezistencën e tij ndaj korrozionit (aliazh i përdorur në mjediset detare). Ajo është gjithashtu e mbuluar me një shtresë prej një milimetri të një llak të veçantë me dy përbërës i cili siguron shkëlqim shtesë.
Sipas pajisjeve që përdorë, statujat mund të peshojnë nga 30kg deri 65kg, dhe gjithashtu çmimet e tyre varën nga pesha e statujave, aq më e rëndë të jetë ajo, aq më e shtrenjtë do të jetë./UBTNews