UBT News

Statistika të frikshme, Benzema e Vinicius më të rrezikshëm se komplet skuadra e Chelseat

Ndër kandidatët më serioz për triumf në Ligën e Kampionëve, si çdo sezon tjetër, është Real Madridi i Carlo Ancelottit.

Kampioni aktual evropian synon sonte ta eliminojë Chelsean dhe të vazhdojë në gjysmëfinale të garës.

Reali e fitoi ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultat solid 2:0, dhe sot do të mbështetet te Karim Benzema dhe Vinicius Junior, statistikat e të cilëve janë tejet të frikshme.

Reali është sot favorit në letër, por krenaria dhe zemërimi i Chelseat janë faktorë që nuk duhet nënvlerësuar.

Por, fakti që brengos “Blutë” është faza ofensive, pasi që sulmuesit nuk po e bëjnë si duhet punën e tyre. Deri tani në këtë sezon, Chelsea ka shënuar vetëm 30 gola në 31 ndeshje të Premier Ligës, dhe 12 gola në nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve, statistika këto të tmerrshme, veçanërisht në krahasim me kundërshtarin e sotëm.

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema në 34 paraqitje këtë sezon ka shënuar 26 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime. Në anën tjetër, partneri i tij në sulm, Vinicius Jr ka 21 gola dhe 16 asistime në 45 ndeshje të luajtura.

Shifra mbresëlënëse, të cilat nëse krahasohen me ato të Chelseat bëhen edhe më të frikshme. Vetëm Benzema dhe Vinicius kanë shënuar më shumë këtë vit se e gjithë skuadra e Chelseat së bashku. Golashënuesit më të mirë për skuadrën e Todd Boehlyt janë Kai Havertz në ligë, me shtatë gola dhe Raheem Sterling në Ligën e Kampionëve, me vetëm tri gola.

Exit mobile version