Llapi ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se stadiumi i tyre “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të bëhet me bari natyral, pasi pritet të hiqet tapeti me bari sintetik.
Barit sintetik në stadiumin “Zahir Pajaziti” do të vjen fundi këtë verë, pasi i njëjti do të ndërrohet nga bari natyral.
Është vet klubi i Llapit, i cili ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për ndërrimin e tapetit dhe kjo ka ardhur në bashkëpunim me FFK-në.
Postimi pa ndërhyrje i Llapit
Stadiumi “Zahir Pajaziti” bëhet me bari natyral
KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme.
Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruajti kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe UEFA, “Iren limited sirket”, kompani e cila mirret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë.
Falenderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë.
Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjell në Kosovë kompaninë e njohur turke.
Kryesia ka vendosur që stadiumi “Zahir Pajziti” të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra.