Federico Chiesa nuk do të transferohet në Barcelonë, siç pritej dhe spekulohej.
Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, njëherësh ekspert i transfereve, njofton ekskluzivisht se Liverpooli është afër arritjes së marrëveshjes personale me sulmuesin italian.
Detalet e fundit pritet të zgjidhen sot, ndërsa futbollistit do t’i ofrohet kontratë katërvjeçare.
Negociatat mes palëve kanë avancuar mjaft mirë.
Ndërkohë, Juventusi dhe Liverpooli pritet ta arrijnë një marrëveshje që e kap shifrën e 15 milionë eurove.
Gjiganti italian ndërkohë do të mundohet ta transferojë Jadon Sanchon, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, për ta mbuluar vendin që do ta lërë bosh Chiesa.