UBT News

Shfaqja me kukulla “Libri shumëngjyrësh”

Screenshot

Në Teatri Dodona do të mbahet shfaqja me kukulla për fëmijë “Libri shumëngjyrësh”, një shfaqje edukative dhe argëtuese që prezanton botën e ngjyrave dhe natyrës përmes muzikës dhe lojës.

“Libri shumëngjyrësh” paraqet një panoramë të ngjyrave që lidhen me elemente të ndryshme të jetës dhe natyrës. Ngjyra e gjelbër simbolizon natyrën dhe jetën, ngjyra e kaltër lidhet me detin, qiellin dhe ujin, ndërsa ngjyra e bardhë përfaqëson pastërtinë dhe bukurinë. Ndërkaq, ngjyra e verdhë paraqet shkëlqimin e artë të Saharës.

Në fund, fletët e librit mbyllen me ngjyrën e errët që simbolizon qetësinë dhe gjumin. Përmes muzikës dhe lojës në skenë, fëmijët do të kenë mundësi të njihen me ngjyrat dhe me natyrën që na rrethon.

Shfaqja është realizuar sipas vargjeve te Samuil Yakovleivich Marshak, ndërsa dramatizimi dhe regjia janë bërë nga Melihate Qena.

Kukullat janë realizuar nga Antigona Qena dhe Valdet Rama, ndërsa kënga “Kuq-kuq-kuq” është krijuar nga Bahri Zariqi.

Në shfaqje luajnë Roza Berisha, Avni Hoti, Avdi Azemi dhe Melihate Qena.

Ndërsa në realizimin teknik në skenë ndihmojnë Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi.

Shfaqja është e dedikuar për fëmijët mbi 3 vjeç.

 

Exit mobile version