UBT News

“Squid Game” tejkalon serialin “Bridgerton” në Netflix

Seriali “Squid Game” i Netflix-it u bë zyrtarisht seria më e madhe e lansuar ndonjëherë. Drama koreane u shikua nga 118 milionë përdorues në 28 ditët e para, duke thyer rekordin e serialit “Bridgerton” me 82 milionë përdorues që e shikuan.

Nëse shikoni dy minuta të një episode në Netflix numërohet një shikim. Kjo nënkupton se qëllimi i platformës së transmetimit për të bërë sa më shumë shfaqje ndërkombëtare ka qenë një sukses i madh.

Shefi i Netflixit, Minyoung Kim i tha CNN-it se “Squid Game ka shkuar përtej parashikimeve”.

Ky serial tregon se si 456 njerëz në një situatë të paqëndrueshme ekonomike konkurrojnë në lojëra shumë vdekjeprurëse të fëmijërisë për të fituar një çmim financiar që mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të shkatërrojë plotësisht njerëzimin në këtë proces./UBTNews

Exit mobile version