Fenomeni “Squid Game” është bërë kaq i njohur tani, madje duke frymëzuar një rikthim në modë të atleteve të bardha dhe modeste, Vans, transmeton UBT News.
Sipas Sole Supplier, shitjet për atletet janë rritur 7800 përqind që kur drama koreane u shfaq në Netflix më 17 shtator. Personazhet në serial janë të veshur me një uniformë të gjelbër dhe atlete të bardha.
Nëntë ditë pas publikimit të tij, shefi ekzekutiv i Netflix, Ted Sarandos, zbuloi se Squid Game e ka tejkaluar Bridgerton si shfaqja televizive më e shikuar e transmetuesit ndonjëherë./UBTNews/