UBT News

Squid Game po frymëzon njerëzit të mësojnë gjuhën koreane

Shumë fansa të zjarrtë të serisë më të famshme tani për tani të Netflix, “Squid Game”, kanë shprehur interesim të mësojnë gjuhën koreane pas shikimit të nëntë episodave, transmeton UBT News.

Për të mbushur “boshllëkun” pas përfundimit të episodave të serisë së tyre të preferuar, fansat kanë filluar kurse të gjuhës koreane.

Kësisoj shërbimet e mësimit kanë raportuar një rritje të interesit për të mësuar gjuhën koreane që nga debutimi i serisë Squid Game,”duke nënvizuar një obsesion global në rritje me kulturën e Koresë së Jugut nga argëtimi tek produktet e bukurisë”, shkruan Reuters, transmeton UBT News.

Aplikacioni Duolingo raportoi një rritje afërsisht 40 përqind të nxënësve të rinj amerikanë që studiojnë gjuhën koreane në krahasim me vitin e kaluar, sipas kompanisë.

Për më tepër, ka pasur një rritje prej 76 përqind të interesit nga përdoruesit britanikë.

Edhe pse nuk është 100 për qind e sigurt, Duolingo beson se numrat sugjerojnë një valë të “studimit të frymëzuar nga Squid Game”.

“Gjuha dhe kultura janë të lidhura në thelb dhe ajo që ndodh në kulturën pop dhe media shpesh ndikon në tendencat në mësimin e gjuhës dhe gjuhës”, tha zëdhënësi i Duolingo, Sam Dalsimer./UBTNews/

Exit mobile version