UBT News

“Squid Game” nominohet në Emmy

Drama e Netflixit, “Squid Game”, po vazhdon të shënojë histori. Drama brutale e Koresë së Jugut rreth klasës, pushtetit, pasurisë dhe lojërave për fëmijë u nominua në Emmy. Kjo është edhe shfaqja e parë që s’është në gjuhën angleze, por që merr sinjal pozitiv nga Akademia e Televizionit.

Katër anëtarë të kastit kryesor të “Squid Game” u njohën në kategori individuale të aktrimit për interpretimet e tyre.

Lee Jung-jae, i cili portretizoi babanë zemërmirë, por të zhytur në borxhe, Seong Gi-hun, u nominua për aktorin kryesor në një serial dramatik.

Jung Ho-yeon u nominua për aktoren dytësore në një serial dramatik për portretizimin e motrës së përkushtuar dhe hajdut xhepash Kang Sae-byeok.

Park Hae-soo dhe Oh Yeong-su ishin të dy ndër aktorët dytësorë në një serial dramatik të nominuar. Park portretizoi ish-shokun e klasës të Seong-ut, Cho Sang-woo, ndërsa Oh luante Oh Il-nam, një koleg i moshuar që Seong miqësohet gjatë konkursit.

Lee You-mi u nominua për aktoren e ftuar në një serial dramatik për performancën e saj si Ji-yeong./UBTNews/

Exit mobile version