UBT News

Sqarohet Federata e Futbollit: Kemi ndarë mijëra euro për klubet

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një sqarim sa i përket financimit të klubeve futbollistike. FFK-ja thotë se që nga fillimi i pandemisë u ka dalë në mbështetje klubeve me fondet e saj që i ka akumuluar nga sponsorët dhe të hyrat tjera, me qëllim që t’u lehtësohet zhvillimi i aktiviteteve.

“Një praktikë të tillë të përkrahjes FFK e ka vazhduar edhe në edicionin e ri të garave, ku në fillim të shtatorit klubet janë ndihmuar me mjete financiare. Prandaj, drejtuesit e klubeve duhet të jenë të kujdesshëm për atë çfarë deklarojnë në media dhe të mos e ‘ushqejnë’ opinionin me dezinformata. Po ashtu, rikujtojmë se klubet nuk paguajnë as koutizim, as gjyqtarët dhe nuk kanë asnjë shpenzim tjetër ndaj federatës, përveç dënimeve që mund t’u shqiptohen për shkelje eventuale gjatë ecurisë së garave”, thuhet në sqarimin e FFK-së.

Exit mobile version