Spitali i Pejës ka pranuar donacion nga Ushtria e Kosovës.
Sipas njoftimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), thuhet se në këtë donacion ishin 4 mijë maska, 3 mijë dorëza, 2 mijë mantila dhe 1 mijë kapele mbrojtëse.
“Ushtria e Kosovës FSK-ja, solli dje një donacion në Spitalin e Përgjithshëm Pejë. Ne këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse. Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon FSK-në që gjithmonë e kemi në mbështetje”, thuhet në njoftimin e spitalit.
