UBT News

Spektakli i famshëm në Holandë zgjedh Shqipërinë si sheshxhirim

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se spektaklit i famshëm “Wie is de Mol” në Holandë ka zgjedhur Shqipërinë si sheshxhirim.

Margariti, thekson se zgjedhja e Shqipërisë si sheshxhirim nga “Wie is de Mol?” është një promovimi perfekt për vendin tonë.

“Kur mësuam se producentët e spektaklit të famshëm “Wie is de Mol” në Holandë kishin zgjedhur Shqipërinë si sheshxhirimi, padyshim menduam që ky ishte promovimi perfekt për vendin tonë, te një vend tjetër që me shumë gjasë dinte pak ose aspak për të. Shifrat rekord të audiencës, në vetëm 4 episodet e para tregojnë se Shqipëria ka ngjallur një kuriozitet të jashtëzakonshëm te publiku, çka dëshmon për dëshirën për të ditur e njohur më shumë, por edhe zgjedhjen e zgjuar e të suksesshme të producentëve. Me siguri rezultatet do t’i shohim gjatë sezonit turistik”, shprehet ministrja

Exit mobile version