UBT News

Spektakli i basketbollit kosovar, “luftë” për kreun e tabelës, ja renditja

Shtatë xhiro tashmë janë zhvilluar në edicioni 2022/23 të Superligës së Kosovës në basketboll dhe secila prej tyre ka sjellë ndeshje vërtetë spektakolare dhe me rivalitet të jashtëzakonshëm.

Përforcimet e mëdha të klubeve kanë rritur kualitetet dhe nivelin e përgjithshëm të elitës së basketbollit kosovar.

Peja është skuadra e vetme që i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani dhe rrjedhimisht është edhe kryesuese e tabelës me 14 pikë.

Në vendin e dytë është Prishtina me 12 pikë, e ndjekur nga Trepça me 11 dhe Ponte Prizreni me 10, aq sa ka edhe Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli në pozitat pesë dhe gjashtë.

Dy vendet e fundit mbahen nga Bashkimi me nëntë pikë dhe Rahoveci me tetë sosh.

Në xhiron e tetë ballafaqohen:

Ponte Prizreni-Trepça

Vëllaznimi-Bashkimi

Golden Eagle Ylli-Rahoveci

Peja-Sigal Prishtina

Exit mobile version