Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një seri supersfidash, ku në total janë dhjetë ndeshje që do të luhen në kuadër të fazës së grupeve, të ndara në dy orare.
Nga ora 18:45, Atalanta do të përballet me Club Brugge, ndërsa kampionët rekord të kësaj gare, Real Madrid, udhëtojnë drejt Kazakistanit për sfidën kundër Kairat Almaty.
Në orën 21:00, vëmendja zhvendoset tek përballjet gjigante ku Atlético Madrid pret Eintracht Frankfurt në “Civitas Metropolitano”, Bodo/Glimt synon të surprizojë Tottenhamin, Chelsea ndeshet me Benficën në “Stamford Bridge”, Galatasaray përballet me Liverpoolin në një duel të zjarrtë mes dy tifozërive të njohura për atmosferën elektrizuese, si dhe Interi sfidon Slavia Pragën në “San Siro”.
Përballja mes vazhdon ku Marseille pret Ajaxin në një klasike europiane, dhe Pafos nga Qiproja synon të bëjë historinë kundër Bayern Munichut.
Këto sfida janë shumë të rëndësishme në luftën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që klubet më të mëdha të kontinentit kërkojnë të tregojnë forcën e tyre./S.K/KP/