UBT News

Spektakël me gjashtë gola, gjermanët kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Gjermania dhe Italia kanë barazuar me rezultat 3-3, në një ndeshje spektakolare, por gjermanët kaluan në gjysmëfinale, pasi që edhe në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 2-1. 

Joshua Kimmich hapi ndeshjen nga pika e bardhë në minutën e 30-të të ndeshjes, duke i dhënë pancerëve lehtësi për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Goli i dytë ishte i çuditshëm, pasi që Gjermania fitoi goditje këndi, ndërsa lojtarët italianë ishin duke u ankuar, Kimmich harkoi në zonë, ku Musiala i vetëm shënoi për 2-0.

Pa u mbyllur pjesa e parë, Tim Kleindienst shënoi për Gjermaninë, duke e quar rezultatin në 3-0 dhe duke i lënë pak gjasa Italisë për më shumë.  Me të filluar pjesa e dytë, Italia e gjeti golin e parë, me Moise Kean  që shënoi për 3-1.

Sulmuesi shënoi sërish në minutën e 69-të, duke e hapur ndeshjen në 3-2.  Por deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Gjermania me rezultat të përgjithshëm prej 5-4 kaluan tutje.

Exit mobile version