Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ua kanë vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin po akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Sipas tri vendimeve të ndara të bëra publike më 18 shtator 2025, Prokuroria ka pretenduar se ekziston rreziku që tre të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë drejtësinë.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, në vendim thekson se s’ka informacion të mjaftueshëm që justifikon një konstatim se të akuzuarit mund t’i ikin drejtësisë nëse lirohen.
Andaj, Gjykata vendosi që Veselit, Krasniqit dhe Selimit, të iu vazhdohet paraburgimi.
Ndryshe, dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator.
Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025, kurse Paul Williams dëshmoi më 17 dhe 18 shtator./S.K/KP/Betimi për Drejtësi/