Ndërtoni një karrierë të suksesshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi përmes programit të studimeve Master në programin –E Drejta Civile dhe e Pronës në UBT. Nëse ende jeni në dyshim për hapin e radhës profesional apo po kërkoni një dritare të re për t’u dalluar në tregun e punës, ky program është zgjedhja më e mirë për t’u shndërruar në një ekspert bashkëkohor ligjor.
E Drejta civile dhe ajo e pronës përbëjnë vetë shtyllën kurrizore të sistemit tonë juridik dhe të gjithë ekonomisë së tregut, ndaj kërkesa për juristë të profilizuar në këtë fushë po rritet çdo ditë e më shumë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Programi është hartuar posaçërisht për t’iu përgjigjur nevojave reale të juristëve të rinj, duke u ofruar njohuri të thella teorike dhe praktike në çështje që përcaktojnë cilësinë e jetës ekonomike dhe juridike në vend e më gjerë.
Për t’ju mbështetur fuqishëm në këtë udhëtim profesional, UBT u ofron të gjithë studentëve të regjistruar bursën e veçantë Engaged Scholarship prej 20% zbritje për gjatë gjithë periudhës së studimeve master. Kjo mbështetje financiare e garantuar është një mundësi e shkëlqyer për të lehtësuar investimin tuaj në arsimim dhe për t’ju mundësuar përqendrim të plotë në ngritjen tuaj akademike.
Përmes këtij programi, ju do të fitoni një pasqyrë të konsoliduar mbi fusha me rëndësi kritik si e drejta e pronës, detyrimet dhe kontratat, proceset gjyqësore tregtare, ligji i konkurrencës, prona intelektuale si dhe marrëveshjet ndërkombëtare për tregti të lirë.
Në kushtet kur legjislacioni i Kosovës po kalon në një proces të vazhdueshëm të përafrimit me të drejtën e Bashkimit Evropian, juristët e rinj përballen me nevojën për të zotëruar konceptet e së drejtës private ndërkombëtare dhe ligjet e reja të falimentimit e pronësisë.
Përveç anës teorike, UBT vendos një theks të veçantë te zhvillimi i aftësive hulumtuese, të menduarit kritik, analiza doktrinore dhe interpretimet e zgjeruara ligjore. Studentët trajnohen për zgjidhjen praktike të kontesteve reale dhe aplikimin e saktë të dispozitave ligjore. Një përparësi e jashtëzakonshme është edhe praktika e obligueshme gjatë semestrit të dytë, e cila shërben si ura më e mirë lidhëse me tregun e punës.
Kjo periudhë praktike ju mundëson të vendosni kontakte të drejtpërdrejtë me pjestarë të shquar të komunitetit ligjor, gjyqtarë, avokatë dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë. Zgjidhni të investoni në dijen tuaj me një program akademik që integron në mënyrë perfekte standardet evropiane, përvojën praktike dhe kushtet më të favorshme financiare.
