Ylli Britney Spears është deklaruar për herë të parë pas ndarjes me bashkëshortin Sam Asghari, teksa tha se “nuk mund ta duronte më dhimbjen”.
Asghari përmendi “dallimet e papajtueshme” në një kërkesë divorci të paraqitur në Los Anxhelos të mërkurën. Sipas dokumenteve, Asghari kërkon që mbështetja bashkëshortore dhe pagesa e tarifave ligjore të paguhet nga Spearsi.
Spears tha se është “pak e tronditur” që lidhja e saj gjashtëvjeçare me Asgharin ka marrë fund.
Ajo në një postim në Instagram shkroi: “Nuk mund ta shpjegoj pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt”.
“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia”./UBTNews/