Ylli Britney Spears foli hapur rreth së kaluarës së saj dhe mezi po pret që ta nisë Vitin e Ri me një perspektivë të freskët.
Në një postim të gjatë në Instagram, këngëtarja u shpreh sinqerisht rreth disa temave, përfshirë këtu familjen, dhe për atë se si fuqia e lutjeve dhe reflektimi mbi arritjet e saj e ndihmuan që të vazhdojë tutje.
“Kisha një përvojë rreth tri vite më parë kur nuk besoja në Zot. Nga çdo cep isha e lënduar pa arsye dhe familja më lëndoi”, deklaroi ajo mes tjerash.
Javën e kaluar, Spears tregoi për mënyrën se si familja e saj e trajtoi atë. Ajo ia përkujtoi vetes të arriturat e saj pas dy dekadash në industrinë e muzikës./UBTNews