UBT News

Spanja: Ukraina në situatë serioze, por jo lufte, ka hapësira për dialog

Situata aktuale në Ukrainë dhe prania masive ushtarake ruse në kufirin e saj lindor janë serioze, por ka një dialog mes palëve edhe pse i brishtë, deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares para deputetëve të mbledhur në një komision të posaçëm.

”Nuk jemi në një skenar lufte, por po mundohemi ta shmangim konfliktin”, shtoi ai.

”Ne nuk duhet të nxisim shqetësimet legjitime të spanjollëve, sepse situata tashmë është mjaftueshëm shqetësuese”, deklaroi Albares për shtypin spanjoll.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se akumulimi i 100 000 trupave nga Rusia plus pajisje të rënda përgjatë kufirit lindor të Ukrainës mund të jetë preludi i një pushtimi dhe po i bëjnë thirrje Moskës të tërhiqet.

Exit mobile version