UBT News

Spanja synon vetëm fitoren kundër Kosta Rikës, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Al Thumama” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Spanjës dhe Kombëtares së Kosta Rikës.

Përballja e sotme i takon xhiros së parë të Grupit E të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, grup ky në të cilin gjenden edhe Gjermania e Japonia.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Spanja e mposhti Jordanin me rezultat 3:1, kurse Kosta Rika shënoi fitore solide me shifrat 2:0 kundër Nigerisë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin nëntor të vitit 2017, ku asokohe Spanja e shkatërroi Kosta Rikën me rezultat të thellë 5:0.

Në përgjithësi, Spanja dhe Kosta Rika kanë zhvilluar tre ndeshje kundër njëra-tjetrës, ku në dy prej tyre ka triumfuar Spanja, kurse një ndeshje ka përfunduar me barazim.

Sa i përket ndeshjes së sotme, tani të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta nisin ndeshjen, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Exit mobile version