UBT News

Spanja fluturon në finale, Yamal dhe shkatërrimi i Francës

Adoleshenti Lamine Yamal shkruajti historinë, pasi Spanja u përmbysi rezultatin me Francën nga 0-1 në 2-1 duke mbërritur në finalen e Euro 2024, ku do të konkurrojë për titullin e katërt rekord. 

Një gjuajtje mahnitëse e Yamal në këndin e sipërm në të djathtë të portës në të 21-ën minutë dhe Dani Olmo katër minuta më vonë përmbysi epërsinë franceze nga goli me kokë i Randal Kolo Muani në minutën e nëntë.

Yamal u bë golashënuesi më i ri ndonjëherë në një kampionat evropian, në moshën 16 vjeç e 362 ditë, dhe ai ishte lojtari i parë që shënoi kundër Francës nga loja dhe jo me penallti.

Goditja e Kolo Muanit ishte goli i parë i Francës nga loja e luajtur, ndërsa më parë ajo ”kishte shënuar” me dy autogola dhe një penallti nga Kylian Mbappe.

Mbappe luajti pa maskë për herë të parë që nga thyerja e hundës në ndeshjen hapëse kundër Austrisë, por superylli nuk mundi të parandalonte humbjen për dy herë kampionët e Evropës.

Yamal mbush 17 vjeç të shtunën dhe shpreson të ngrejë trofeun një ditë më vonë në Berlin me ekipin e tij që ka fituar të gjashtë ndeshjet në Gjermani.

E konsideruar si favoritja e madhe e evropianit dhe që ngjallte frikë tek të gjithë kundërshtarët e saj, Francës i mungoi në mënyrë të veçantë ambicia për të vazhduar rrugën e saj drejt finales.

Si zakonisht, Deschamps favorizoi një opsion që ishte shumë i sigurt duke vendosur një treshe të mesfushorëve mbrojtës menjëherë pas tre sulmuesve të tij (Dembélé-Kolo Muani-Mbappé), duke e lënë Griezmann në stol në fillim të ndeshjes si kundër Polonisë në raundin e parë (1 -1).

”La Roja” do të përballet me Anglinë ose Holandën fituese të vitit 1988, të cilët takohen të mërkurën në Dortmund, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spanja dhe Gjermania janë të barabarta me nga tre tituj secila, por Spanja tani mund t’i bëjë katër pas viteve 1964, 2008 dhe 2012./UBTNews/

Exit mobile version