UBT News

Spanja do të lehtësojë kufizimet për emigrantët e rinj

Spanja do ta bëjë më të lehtë për emigrantët e rinj të marrin leje qëndrimi dhe pune, transmeton UBT news.

Sipas rregullave të reja, emigrantët e rinj do të kenë të drejtë për dokumente pas tre muajsh në Spanjë, kurse tani për tani ata e kanë këtë të drejtë pas nëntë muajsh.

Fëmijët e pashoqëruar gjithashtu do të duhet të dëshmojnë se marrin 470 € në muaj nga një program mbështetës i sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të marrin leje qëndrimi dhe pune.

Më parë ata duhej të tregonin të ardhura më të larta për të marrë dhe mbajtur një leje qëndrimi.

Rreth 15,000 refugjatë pritet të përfitojnë nga këto ndryshime.

Organizatat joqeveritare i kanë bërë presion Madridit për vite me radhë për të bërë këto ndryshime në rregulloret e imigracionit.

Spanja është përpjekur të përballojë ardhjet e mëdha të emigrantëve nga Afrika vitet e fundit, shumica nga deti.

Më shumë se 30,000 emigrantë kanë hyrë në Spanjë deri tani këtë vit./UBTNews/

Exit mobile version