Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti pret që skuadra e tij të bëjë një paraqitje tejet të fortë kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, ku tha se zhurma e stadiumit “Diego Armando Maradona” do të dëgjohet edhe në “Anfield Road” në Angli.
Vetëm tre muaj pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar kundër Liverpoolit, skuadra e Jurgen Klopp i rikthehet garave evropiane me ndeshje kundër Napolit në kuadër të Grupit A të kualifikimeve drejt Ligës së Kampionëve.
Sipas mediave, Liverpooli është favoritë që t’ia filloj edicionit të ri të kësaj gare me fitore, por trajneri i Napolit, Luciano Spalletti nuk ia ka frikën gjigantit anglez.
“Mund të përgatitesh sa më mirë por kur përballesh me kampionë të vërtetë, ju e dini se ata janë të aftë për të nxjerrë diçka nga asgjë hiq. Kështu, ne kemi disa lojtarë tejet të mirë dhe jam i bindur se ata do të tregojnë paraqitje fantastike, duke e vazhduar aty ku e lanë me fitoren ndaj Lazios”, tha Spalletti.
Spalletti premtoi që Napoli do të luaj në mënyrën e vet vetëm për të fituar, por është i vetëdijshëm për skuadrën që klubi i tij do të përballet, kundër një skuadre që ai e admiron shumë.
“Është një nder që të jesh në anën e kundërt të Klopp. Askush nuk është si ai dhe filozofia e lojës së tij e dallon klubin në botën e futbollit. Do të mundohem që të lexojë atë që ai ua ka kërkuar lojtarëve të tij”, tha Spalletti.
Për fund, trajneri italian tha se zhurma që do të krijohet në “Diego Armando Maradona” do të dëgjohet edhe në “Anfield Road”.
“Ne jemi të vetëdijshëm sa shumë fuqi na jep Maradona neve. Jam i bindur që zhurma që do të krijohet nga tifozët do të dëgjohet edhe në ‘Anfield’”, tha Spalletti.