Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve e ka vënë përballë Napolin me një kundërshtarë italian, kampionin e Serie A, Milanin.
Tani, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti e ka komentuar këtë short në radion zyrtare të klubit, ku tha se dëshira e tij ishte që shorti të mos e vë përballë Napolin me një skuadër italiane.
“Preferoja që mos të përballem me italianë dhe vetëm ata që nuk dinë thonë se është një short i lehtë. Milani është Liga e Kampionëve dhe vetë Maldini ka fituar pesë tituj”, tha Spalletti.
“Në ditët e fundit kam lexuar se PSG dhe City po kanë vështirësi që ta fitojnë Ligën e Kampionëve sepse ata nuk kanë shumë eksperiencë në këtë garë, dhe nëse kjo është e vërtetë, Milani është favoriti për fitoren finale”, tha më tej Spalletti.
Napoli do të përballet me Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kurse fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Interit dhe Benficas.