UBT News

Sozia e reperit Drake interpreton këngët e tij në një klub nate

Ndërsa Drake i vërtetë është zënë duke dhënë me qira pallate në Beverly Hills, “sozia” e tij ka vazhduar të bëjë bujë një nga klubet e natës në Miami, përcjell UBT News.

Gjatë javëve të fundit, ka qarkulluar pamjet që tregojnë një person të ashtuquajtur Fake Drake, i cili ka pasqyruar stilin e reperit Drake. Ai është parë në vende të shumta duke u dukur pothuajse identik si reperi i njohur.

Edhe pse atij i ka pëlqyer vëmendja që ka marrë, është raportuar se disa roje sigurie nuk e kanë lënë të hyjë në ambientet e tyre.

Javën e kaluar, personi që shpesh po pretendon të jetë Drake, u regjistrua në një klub teksa bërtiste në mikrofon se është nga Toronto, duke e bërë edhe më të çuditshme gjithë këtë shfaqje! Gjatë fundjavës, ai u shfaq përsëri në një klub nate, por këtë herë, atij iu dha mundësia të interpretonte disa hite të Drake.

Është e paqartë se sa kohë do të vazhdojë kjo, por këngëtari Sisqo mendon se Drake duhet ta lërë “mashtruesin” e tij të bredhë lirisht. Vite më parë, Sisqo u përpoq të padiste një burrë që pretendonte se ishte ai gjatë Javës së Modës në Nju Jork, por pasi mësoi se djali ishte një person normal që po përpiqej të kërkonte një mundësi, ai vendosi të mos e çonte çështjen në gjykatë./UBTNews/

Exit mobile version