UBT News

Southgate: Trippier është më i mirë se Alexander-Arnold

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka sugjeruar se Trent Alexander-Arnold tani është zgjidhja e tij e katërt sa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes, pasi që shpjegoi se pse Kieran Trippier është para tij te “Tre Luanët”.

Alexander-Arnold u grumbullua nga Southgate për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Gjermanisë, por pasi që ishte një zëvendësim në humbjen 1:0 në “San Siro”, ylli i Liverpoolit u la jashtë skuadrës në barazimin 3:3 kundër Gjermanisë në “Wembley”.

Në vend të Alexander-Arnold, Southgate aktivizoi Reece James të Chelseat dhe gjithashtu preferon që të përdorë Kyle Walker të Manchester Cityt dhe Kieran Trippier të Newcastle para mbrojtësit të Liverpoolit.

Southgate tha se beson që në përgjithësi loja e Trippier është më e mirë se ajo e Alexander-Arnold, i cili tani duhet të luftojë për të zënë një vend në skuadrën e Anglisë për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kam pasur bisedime të gjata me të gjithë. Natën e kaluar kundër Italisë, neve nuk na duhej zëvendësues i krahut të majtë. Kundër Gjermanisë neve na duhej për shkak të stilit të lojës, kështu që neve na duhej Chilwell në bankën rezervë, dhe kishim Kieran, për të cilin momentalisht unë besoj që loja e tij është më e mirë se Alexander-Arnold”, tha Southgate.

Komentet e Southgate ka të ngjarë të zemërojnë tifozët e Liverpoolit, me Alexander-Arnold që luan një rol të madh në suksesin e klubit në sezonet e fundit.

23-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 62 asistime në 235 ndeshje për Liverpool, duke ndihmuar klubin e tij të fitojë Ligën e Kampionëve, Premier Ligën, Kupën e Botës për Klube, FA Cup dhe Kupën e Ligës nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Exit mobile version