Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka ftuar sulmuesin Ivan Toney në skuadrën e tij për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Italisë dhe Ukrainës këtë muaj.
Toney i Brentfordit, 27 vjeç, është golashënuesi i dytë anglez më i mirë në Premier Ligë këtë sezon me 16 gola, pas Harry Kane të Tottenhamit.
Vendimi tjetër i madh i Southgate është mospërfshirja në listë e anësorit të Liverpoolit, Trent Alexandër Arnold.
Anglia udhëton në Itali më 23 mars dhe pret Ukrainën në “Wembley” më 26 mars.
Kjo është lista e plotë:
Portierë: Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Newcastle), Aaron Ramsdale (Arsenal)
Mbrojtës: Ben Chilwell (Chelsea), Eric Dier (Tottenham), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Luke Shaëw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City)
Mesfushorët: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Conor Gallagher (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), James Maddison (Leicester City), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham)
Sulmues: Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Ivan Toney (Brentford)