Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Kampionatit Botëror që do të mbahet në Katar.
Përzgjedhësi i Anglisë ka lënë jashtë listës qendërmbrojtësin e Milanit Fikayo Tomorin, ndërsa ka ftuar Harry Maguire i cili vazhdimisht kritikohet për paraqitje jo të mira më Manchester United.
“Ne nuk mendojmë se qendërmbrojtësit e rinj kanë bërë mjaftueshëm për të larguar ata më të vjetrit nga kombëtarja”, tha fillimisht Soutgate.
I pyetur enkas për arsyen e ftesës së Maguire, Southgate tha se e vlerëson atë si njërin nga më të mirët në radhët e Anglisë.
“Po, jam i sigurt që Harry Maguire është një nga qendërmbrojtësit tanë më të mirë”, theksoi ai.